Fatmir Hasani nga dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, ka thënë se Agim Bahtiri e ka keqmenaxhuar Mitrovicën dhe sipas tij, i njëjti ka punësuar femra në komunë duke e shndërruar në harem. Por, pas kësaj deklarate ai thotë se ka pranuar kërcënim, nga siç i quan “bandita të Agim Bahtirit”.
Për këtë kërcënim, ai tha dje në emisionin “Frontal” në T7 se e ka informuar edhe Policinë e Kosovës mbrëmë. Fatmir Hasani thotë se njerëz të Agim Bahtrit ia kanë kërkuar adresën e banimit atij, përmes analistit Nexhmedin Spahiu.
“Nuk i njoh nuk jau di emrin, për me ma ditë shtëpinë mua, kjo ka qenë pasi jam kanë në emisionin në T7. Nexhmedin Spahiu është analist i njohur dhe ai më tha, se unë e di që janë njerëz të Agim Bahtirit sepse i kam pa përpara rreth tij, po foli çka më ka thënë Spahiu. Mbrëmë i kam thënë policisë që sot do të vijë dhe do të jap të njëjtën deklaratë që nesër me ndodh diçka atëherë policia është e informuar, jo që i frikësohem por me ditë policia. Nuk ka nevojë me ma lyp adresën kerkush, ai nuk ka qëllime të mira për me ma lyp adresën mua, as njerëzit e Agimit e as askush. Kjo për shkak se unë paskam tregu se e ka bë harem komunën e Mitrovicës e çka kam thënë për Agimin, e kam thënë të vërtetën çka kanë thënë qytetarët e Mitrovicës”, tha Hasani.
Ai tha se pasi të paraqitet në polici fizikisht, do të dalë në krejt qytetin, pasi shprehet s’e nuk i frikësohet askujt.
“Tash e kam njet me shku në polici, pastaj me dalë në krejt qytetin dhe me u shëtit në krejt qytetin se unë Agimit as askusjt s’i frikësohem dhe nuk i kam borxh”, tha tutje Hasani.
I pyetur nëse policia i ka ofruar mbrojtje, pas kërcënimit që pretendon se ka marrë, Hasani u përgjigj:
“Policia më thanë mbrëmë a të nevojitet me ardhë policia aty dhe me marrë më tepër informacione, apo a po vjen ti këtu, ju thash që nuk ka problem dhe unë vetëm po kam qejf me ju informu juve e nësër vij dhe ju tregoj të gjitha që ju thash”.
“Njerëzit e Agimit me ditë ku banoj unë, për mua është kërcënim, sepse unë krejt 2 apo 3 herë jam taku me Agimin dhe asnjëherë nuk kam pas raport të mirë…Bandita të Agimit, mua më tha Nexhi, tha janë do bandita të Agimit, më tha se nuk i njoh me emër me i pa tha i njoh, por tha i kam pa rreth Agimit. Këto informacione mi dha Nexhi”, përfundoi ai.
Fatmir Hasani i ftuar, tha dje se Bahtiri e ka bërë harem komunën duke punësuar femra, të cilat, sipas tij, kur nuk i do më i largon nga puna. Ai tha se këto janë veprime të pahijshme dhe sipas tij, këtë e dinë edhe qytetarët e Mitrovicës.
“Unë jam anëtar i LVV-së qysh moti dhe do të qëndoj në Lëvizjen Vetëvendoje…Agim Bahtiri e ka keqmenaxhu Mitrovicën, më vjen turp me thënë por Komuna e Mitrovicës është e stërngarkume me punëtorë që i ka rreth 400, duhet mi pas rreth 100. Edhe qytetarët e Mitrovicës thonë se veçse e kanë bërë harem… Një njeri që është babgjysh e merr femra që i punëson, kur nuk kanë kurfarë, ajo është e turpshme dhe më i afërt është dr. Armend Agolli me ideologjinë e VV-së sesa që është Agim Bahtiri”, tha Hasani i VV-së.
Ai tha se Bahtiri punëson femra të ndryshme të cilat sipas tij, nuk kanë fort ide sesi duhet punuar në komunën e Mitrovicës
“Është pak e turpshme, por është e stërngarkume komuna e Mitrovicës me 400 punonjës që s’ka nevojë, duke punësuar femra të ndryshme të cilat nuk kanë fort ide sesi duhet punuar në komunën e Mitrovicës. E shumë gjëra tjera që janë të pahijshme që janë duke ndodh me menaxhimin siç po e bën Agim Bahtriri në Komunën e Mitrovicës. Më vjen rëndë me folë për këtë temë, por ato qëndrojnë 3-4 muaj dhe kur nuk i don Agim Bahtiri i largon, kjo është e turpshme dhe këtë e thonë gjithë qytetarët e Mitrovicës dhe përkrahësit e VV-së”, ka vazhduar ai.
Për deklaratat e Fatmir Hasanit, Express ka tentuar të marrë një koment edhe nga Agim Bahtiri, por i njëjti nuk i është përgjigjur telefonatave.