Familja e ish-kreut të Bashkësisë Islame të Kosovës, dhe ish-ambasadorit të Kosovës në Arabinë Saudite Rexhep Boja, ka njoftuar sot për vdekjen e tij, përcjell InLajmi.
Boja i cili ka qenë edhe këshilltar në ministrinë e Shëndetësisë, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare, nga një sulm në zemër që kishte ndodhur ditë më parë.
Njoftimi i plotë i familjes Boja:
“Inna Lillahi ëa inna ilayhi raji’un”!
Te Allahu jemi dhe tek ai do te kthehemi!
Të dashur familjar e miq,
Para pak çastesh ndroj jetë Dr. Rexhep Boja.
Si pasoj e nje sulmi ne zemer te para disa ditesh, sot Baba ndroj jetë.
Përkunder perpjekjeve te mjekëve që ndoqen shëndetin e tij, caktimi i Zotit eshte mbi te gjitha.
Faleminderit Babë për emrin dhe krenarin qe na i le, qofsh prej banorëve të xhenetit!/InLajmi/