Zyrtarë policorë, në Pikën e Kalimit Kufitar në Bërnjak, sot gjatë kontrollimit të dokumentacionit përkatës përfshirë edhe dokumentacionin që kërkohet bazuar në vendimin e fundit të institucioneve të vendit për parandalim të përhapjes së pandemisë, pas dyshimeve të bazuara për falsifikim dokumenti, kanë ndaluar 2 meshkuj për kontrollim më të detajuar të dokumentacionit, përcjell InLajmi.
Pas kontrollit të dokumentacionit, gjatë intervistimit dy të dyshuarit: S.S., viti i lindjes 1990, mashkull dhe A.S., viti i lindjes 1987, mashkull, kanë pranuar se kishin falsifikuar dokumentet e prezantuara si teste për COVID 19 dhe sipas tyre ata nuk ishin testuar fare.
Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, bazuar në rekomandimin e tij, ndaj të dyshuarve iniciohet rasti nën dyshimin e kryerjes së veprës penale ‘falsifikim i dokumentit’, i cili vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt. /InLajmi/