Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua nga Gjakova është arrestuar pasi që ka sulmuar me thikë nënën e saj, përcjell InLajmi.
Bëhet e ditur se viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore, ndërsa e dyshuara është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Gjakovë 13.09.2021 – NN. Është shoqëruar në stacionin policor e dyshuara femër kosovare, nën dyshimin se e njëjta ka sulmuar me një mjet të mprehtë-thikë viktimën kosovare-nënën e saj. Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore, por nuk ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit e dyshuara dërgohet në mbajtje./InLajmi/