Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu, ka kritikuar Kryeministrin Albin Kurti për hapjen e arkivave të UÇK-së, përcjell InLajmi.
Ajo përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Kurti është një demagog që ka gënjyer një pjesë të popullit brenda dhe jashtë vendit.
Musliu e ka quajtur Kurtin një gënjeshtar dhe tradhëtar të vendit.
Postimi i plotë i saj:
Ky demagogu, që gënjeu një pjesë të popullit brenda dhe jashtë vendit, çdo ditë po e shfaqë fytyrën e vet të vërtetë.
Çdo ditë po e shohim hipokrizinë, narcizmin, genjështarin dhe së fundmi edhe tradhëtarin e këtij vendi.
Me kërkesen e tij për hapjen e arkivave të UÇK-së në linjën e njejt me kriminelet serb, Albini shiti edhe shpresën e fundit të familjarëve për të gjetur të dashurit e tyre.
E ju që verbërisht kërkuat ndryshimin, tani ja ku e keni; ndryshimi që ju e sollët e ka vetëm një emër: tradhëti dhe shkatërrim!/InLajmi/