Kryeministri Albin Kurti ka mbajtur konferencë për media pas takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel në Tiranë, ka mohuar bashkimin e Kosovës në inciativën “Open Balkan” raporton InLajmi.
Kur Kurti është pyetur nga gazetarët për se a do t’i bashkohet Kosova iniciativës “Open Ballkan”, ai është përgjigjur shkurtimisht “Jo”.
“Ballkani Perëndimor me 6 shtete e ka procesin e Berlinit, por iniciativat rajonale s’duhet të bëhen pa BE-në brenda, BE-ja duhet të jetë aty”, u shpreh Kurti.
Ai gjithashtu ka thënë se Kancelarja Merkel s’ka kërkuar nga ai që Kosova t’i bashkohet iniciativës “Open Balkan”. /InLajmi/