Deri tash dihej se datonte që nga viti 1800, por po del se katedralja e Prizrenit, mund të jetë shumë më e vjetër se sa që mendohej, e madje mund të ndryshojë komplet historinë e saj.
Kjo pas gërmimeve që po bëhen në oborrin e këtij objekti fetar, e ku po gjenden mbetje të shekujve V dhe VI, duke përfshirë këtu edhe varreza para-otomane.
Në katedralen që u rindërtua mbi kisha tjera shekuj më parë, gërmimet filluan në vitin 2013, derisa ato po i kryejnë arkeolog të ardhur nga Zara e Dubrovniku. Gjetjet e tyre janë në fazën përfundimtare, njofton Klankosova.tv.