Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur një person i cili ishte raportuar dje si i vdekur, përcjell InLajmi.
Fadil Gashi zëdhënës në Policinë e Kosovës, për rajonin e Pejës ka thënë për Gazetën InLajmi se personi i zhdukur është gjetur në fshatin Sferkë të Pejë dhe se mjekët e kanë konstatuar vdekjen e tij.
“Sot rreth orës 13:00 policia është njoftuar përmes telefonit nga familjarët se personi i cili dje ishte raportuar i zhdukur është gjetur në fshatin Sferkë të Pejës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë kompetente dhe mjeku e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti është cilësuar si “hetim i vdekjes”, ka deklaruar Gashi. /InLajmi/