Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka mbajtur konferencë për media pas takimit me partitë poltike për mundësine shtyrjes së zgjedhjeve lokale, raporton InLajmi.
Osmani gjatë konferencë ka thënë se krerët e partitve nuk u pajtuan për shtyerjen e datës së zgjedhjeve.
“Mënyra e vetme për të shtyrë zgjedhje është dakordimi mes partive në pushtet dhe në opozitë. Ky është standard ndërkombëtar, pra si presidente e vendit e kam obligim të marrë vendime pasi t’i kem konsultuar këto subjekte. Përkundër rekomandimit të ekspertëve shëndetësorë, për ndikimin e procesit zgjedhor në situatën epidemiologjike, partitë politike nuk u pajtuan me shtyerjen e zgjedhjeve. Unë do ta respektoj këtë, por asesi nuk do të thotë se pajtohem me këtë. Data e zgjedhjeve mbetet ashtu si ka qenë”, tha Osmani.
“Para disa ditësh i kam shkruajtur Institutit dhe janë përgjigjur se në bazë të analizave mbajtja e zgjedhje paraqet rrezik për rritjen e rasteve me Covid-19, prandaj është rekomanduar që të bëhet shtyerja e procesit zgjedhor deri nmë vlerësimin epidemiologjik të radhës. Një vlerësim është kërkuar edhe për hapjen e shkollave dhe kemi marrë përgjigje edhe për atë cështje”, shtoi Osmani. /InLajmi/