Presidentja Vjosa Osmani pasi që ka bërë të ditur se zgjedhjet lokale do të mbahen me 17 Tetor i është kundërpërgjigjur partive opozitare lidhur me ftesat e subjekteve politike në takimin konsultativ që mbajtën me të, raporton InLajmi.
Osmani, ka thënë se ka ftuar të gjitha subjektet politike parlamentare.
“Përveç këtyre e kam ftuar edhe z. Pacolli, i cili është vetëm një deputet, përveç kësaj janë ftuar të gjitha partitë e përfaqësuara nga pakica. Tek e fundit, si e para vendit, unë vendosi se kë ta ftoj në takimin me mua”, deklaroi ajo.
Reagimi i Presidentës ka ardhur pasi që partitë opozitare kanë komentuar thirrjen e Alternatives dhe “Listës Guxo”.
“Në fillim shprehëm rezervat tona për pjesëmarrjen e 2 partive të pacertifikuara në këtë takim”, deklaroi ndër të tjera Abdixhiku.
“Ato [Lista Guxo, Alternativa] e patën fjalën, ne t’iu them të drejtën e shprehëm habinë për prezencën e tyre sepse Lista Guxo dhe Alternativa nuk janë parti politike të certifikuara për këtë proces zgjedhor e as për procesin e vitit 2017, bile Lista Guxo nuk figuron as në regjistrin e partive politike fare. Ka qenë në autoritetin e presidentes, ajo ka vendosur t’i ftojë, nuk mund t’i komentojë raportet e tyre personale”, është shprehur Krasniqi. /InLajmi/