Këshilltari, Naim Murseli i kreut të AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar ndaj kryeministrit Kurti, pasi që sipas tij ky i fundit qëllimisht nuk e ka falënderuar Pacollin në një fjalim, përcjell InLajmi.
Murseli ka bërë të ditur se sot është përuruar Spitali i Fëmijëve në Prishtinë e financuar nga Emiratet Arabe dhe ndërtuar nga kompania e Behgjet Pacollit, përdallim nga Presidentja Vjosa Osmani dhe Ministri Arben Vitia, sipas Murselit Kryeministri Albin Kurti nuk e ka falënderuar Behgjet Pacollin për kontributin e tij.
Murseli gjithashtu ka thënë se një kryeministër normal normal do të i gëzohej një projekti të tillë që implementohet nga një kompani vendore.
Postimi i plotë i tij:
Sot gjatë përurimit të Spitalit të Fëmijëve në Prishtinë, e financuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe, për dallim nga Presidentja Osmani dhe Ministri Vitia, Kryeministri Albin Kurti, qëllimisht në fjalimin e tij injoroi prezencën (dhe kontributin) e z. Behgjet Pacolli. Edhe pse i ftuar si Ish-President i vendit së bashku me Znj. Jahjaga, por edhe si President i kompanisë e cila ishte përzgjedhur për ta ndërtuar spitalin në fjalë. Secili e di që ky spital u ndërtua nga kompania e z. Pacolli, e cila ishte përzgjedhur në bazë të eksperiencës dhe komptencës që kjo firmë posedon. Një Kryeministër normal do të i gëzohej një projekti të tillë që implementohet nga një kompani vendore (ku punëtoret dhe specialistët kanë pritur një sjellje ndryshe nga Kryeministri i tyre) në një anë e në anën tjetër për shkak të aspektit edukativ e human. /InLajmi/