Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu ka reaguar pas deklaratave të Kryeministrit Kurti, se arkivat e UÇK-së duhet hapur, përcjell InLajmi.
Ai ka publikuar fotografi të UÇK-së në Facebook, duke thënë se Kurti po e pranon lojën e Serbisë për arkivat joekzistente të UÇK-së.
Haxhiu e ka qujtuar deklaratën e Kurtit si një absurditet.
Postimi i plotë i tij:
“Absurditet!!!
Albin Kurti pranon lojën e Serbisë për arkivat joekzistente të UÇK-së.
Albin Kurti me këto deklarata dhe marrëveshje justifikon Serbinë për mos hapjen të arkiva sekrete të ushtrisë dhe policisë serbe dhe pamundëson përfundimisht zbardhjen e fatit të të pagjeturve.
Krahasimi i arkivave sekrete të Serbisë me raportet informative të Radios Kosova e Lirë dhe Agjencise së lajmeve Kosovapress, është nga veprimet më apsurde dhe shërbimi më i madh që i bëhet Serbisë!
Tani u kuptua që me udhëzimet e shefit të tij paska folë edhe Besnik Bislimi”./InLajmi/