Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë nga Prishtina ka ushtruar dhunë ndaj gruas, përcjell InLajmi.
Sipas policisë burri dhe gruaja janë në proces të shkurorëzimit, ku gjithashtu burri i ka dërguar gruas edhe mesazhe ofenduese dhe nënçmuese.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Prishtinë 11.09.2021-14:00 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhune fizike ndaj bashkëshortes se tij viktimës femër kosovare me te cilin është ne proces shkurorëzimi. Po ashtu i dyshuari në vazhdimësi është duke e shqetësuar viktimën me mesazhe ofenduese dhe nënçmuese. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /InLajmi/