Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë thirrje qytetarëve për aplikimin në konkurset publike përmes një video-mesazhit të cilen vet Kurti e ka publikuar, përcjell InLajmi.
“Çlirimi i dijeve profesionale dhe i vullneteve qytetare në shoqërinë tonë. Ndërmarrje publike duhet të ofrojnë shërbime cilësore për qytetarët dhe bizneset, si dhe të kontribuojnë në buxhetin e Republikës”, tha tutje Kurti.
Nga ana tjetër, ministrja e EkonomisëArtane Rizvanolli ka thënë se gjatë javëve dhe muajve në vijim, Qeveria do të udhëheq procese të rekrutimit për borde të rregullta të drejta për shumicën e
“Ndërmarrjeve tona publike u duhen gra e burra profesionistë, me integritet e vullnet për t’i shtyrë ato drejt arritjes së potencialit të tyre të plotë”, shtoi Rizvanolli.
Tutje Kurti ka bërë të ditur se këto duhet të udhëhiqen nga njerëz profesionistë.
“Jo zhvillimin e interesave të ngushta, që mandej i bën ato ndërmarrje barrë për shtetin. Që kjo të arrihet, ne kemi nevojë për vëmendjen dhe interesimin e secilit profesionistë të fushës që prej kohësh kanë pasur interes të kyçen, por që vullneti i tyre është shtypur nga bindjet që kishin për proceset e korruptuara të përzgjedhjes”, shtoi ai. /InLajmi/