Gjatë ditës, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka prezantuar masat e reja anti-Covid,raporton InLajmi.
Gjatë prezantimit të këtyre masave, Vitia ka bërë të ditur se studentët të cilët duan të regjistrohen në konvikte, ku të njëjtit duhet të paraqesin dëshmi.
”Studentët në mënyrë që t’ju mundësohet regjistrimi në konvikt, duhet të posedohet njërën nga dëshmitë e cekura: certifikata e vaksinimit, testi real time PCR apo testi serologjik. Studentët në institucionet publike dhe universitare duhet të posedojnë njërën nga dëshmitë e cekura, në mënyrë që t’ju lejohet hyrja në objektin e institucionit”, tha Vitia.
Vitia përmes një konference për media tha se këto masa mund të ndryshojnë edhe gjatë kohës sa janë në fuqi, varësisht nga situata në terren. /InLajmi/