Kosova vazhdon me numër të lartë rasteve me koornavirus si dhe me numrin e lartë të vdekjeve nga kjo pandemi përcjell InLajmi.
Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë numri i rasteve aktive me koronavirus është 18.548.
Po ashtu janë regjistruar edhe 583 raste pozitive.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.807 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.015.733 doza të vaksinës. Deri më sot 355.633 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 9.634 testime, 583 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 14 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 1.944 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 135.258.Në total numri i rasteve aktive është 18.548”, thuhet në njoftim. /InLajmi/