Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një burrë është dërguar në QKUK, pasi ishte lënduar derisa ishte duke prerë drurë, përcjell InLajmi.
Sipas policisë pas arritjes në QKUK, viktima ka ndërruar jetë ndërsa ky rast po trajohet si vdekje e dyshimtë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjyrshevc të Kamenicës, dje rreth orës 13:50.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Raportohet se viktima mashkull kosovar për deri sa ishte duke prerë dru në pyll është lënduar. Viktima është dërguar në QKUK, ku më pas ka vdekur. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin./InLajmi/