Kandidati për kryetar të Mitrovicës nga PDK-ja, Bedri Hamza ka bërë të ditur se është lidhur në koalicion me AKR-në për Mitrovicën, përcjell InLajmi.
Sipas Hamzës këto 2 parti janë bashkuar për t’iu shërbyer mitrovicasve me nder, dinjitet dhe përgjegjshmëri.
Postimi i plotë i tij:
U bëmë bashkë për Mitrovicën. U bëmë bashkë për t’iu shërbyer mitrovicasve me nder, dinjitet dhe përgjegjshmëri. I falënderoj strukturat drejtuese të AKR-së në Mitrovicë për besimin dhe mbështetjen që po më japin në garën për kryetar të Mitrovicës.
Bashkë për Mitrovicën! /InLajmi/