Analisti, Jusuf Thaçi ka thënë se zgjedhjet komunale nuk duhet të shtyhen, por duhet të mbahen në afatin e paraparë kushtetues, pëcjell InLajmi.
Thaçi ka thënë se nuk mund të lejohet që i gjithë pushteti komunal në Kosovë të mbetet pa legjitimitet.
Ai tutje ka thënë se ka kohë të mjaftueshme deri në ditët e zgjedhjeve komunale që ku mund të permisohet situata me koronavirus, ku duhet të nderr merren masa anti-Covid.
Postimi i plotë i tij:
Zgjedhjet komunale në Kosovë nuk duhet të shtyhen, por duhet të mbahen në afatin e paraparë kushtetues/ligjor!
Nuk mund të lejohet që i gjithë pushteti komunal (ekzekutivi dhe legjislativi) në Kosovë të mbetet pa legjitimitet.
Ka kohë mjaftueshëm që deri në ditën e zgjedhjeve komunale (17 tetor 2021) situata me pandeminë në Kosovë të përmirësohet përmes masave të duhura anti-Covid, normalisht nëse partitë politike organizojnë fushatë zgjedhore në përputhje me këto masa (gjë që duhet ta bëjnë patjetër, nëse jo nga vetëdija e duhur, atëherë nga detyrimi ligjor). /InLajmi/