Ish-presidenti amerikan, George W. Bush përkujtoi 20 vjetorin e sulmeve terroriste më 11 shtator të shtunën në Memorialin Kombëtar të Fluturimit në Pensilvani, duke bërë thirrje për unitet.
Bush, të cilit iu bashkua ish zonja e parë, Laura Bush, ishte në vitin e tij të parë të mandatit si president kur ndodhën sulmet.
“Për ata shumë të rinj që ta kujtojnë atë ditë të qartë shtatori, është e vështirë të përshkruhet përzierja e ndjenjave që përjetuam”, tha Bush në një ceremoni të mbajtur në memorial, raporton New York Times.
Ai shtoi se “veprimet e një armiku zbuluan shpirtin e një populli” dhe “se ishim krenarë për kombin tonë”, transmeton Gazeta Express.
Më pak se 2 javë pasi trupat e fundit amerikan u larguan nga Afganistani, Bush pranoi në vërejtjet e tij se veprimet ushtarake gjatë dy dekadave të fundit “kanë çuar në dyshime”.