Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka kujtuar sulmet e 11 Shtatorit në SHBA, përcjell InLajmi.
Rama përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se 11 Shtatori hyri si ditë e zezë në histori e sulmit të urrejtjes barbare kundër qytetrimit duke goditur Amerikën.
Ai tha se 11 Shtatori do të mbetet dukë kujtese për demokracinë dhe vlerat e lirisë.
Postimi i plotë i tij:
20 vjet më parë, 11 shtatori hyri në histori si dita e zezë e sulmit të egër të urrejtjes barbare kundër qytetërimit tonë, duke goditur mizorisht simbolin e tij, Amerikën, mu në zemrën e saj. Sot e përgjithmonë, 11 shtatori do të mbetet një ditë kujtese dhe vetëdijeje e botës demokratike për vlerat e paçmueshme të lirisë e të demokracisë.
#GodBlessAmerica./InLajmi/