Ambasada Amerikane në Kosovë, ka kujtuar 11 Shtatorin, përcjell InLajmi.
Përmes një postimi në Facebook, Ambasada ka shkruar se 20 vjet më parë terroristët vranë afro 3.000 njerëz.
Në shkrim thuhet se SHBA do të jenë përjetësisht mirënjohës ndaj Kosovës dhe parterëve të tjerë të angazhuar për të mbajtur vendet e sigurta.
Postimi i plotë i Ambasadës Amerikane:
Si sot njëzet vjet më parë, terroristët vranë afro 3,000 burra, gra dhe fëmijë nga 90 shtete në një sulm të paprecedentë ndaj tokës amerikane. Gjatë vajtimit të atyre që humbën dhe nderuan sakrificat e reaguesve të parë heroikë, Shtetet e Bashkuara mbeten përjetësisht mirënjohëse ndaj Kosovës dhe partnerëve të tjerë kundërrorizëm të angazhuar për t ‘ i mbajtur vendet tona të sigurta. #NeverForget911/InLajmi/