• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Sunday, 3 August, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Vaksinat e skaduara në Kosovë ende nuk janë asgjësuar

J G nga J G
10 September 2021
në Kosovë
0 0
0
Vaksinat e skaduara në Kosovë ende nuk janë asgjësuar
0
SHPERNDARJE
26
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë nuk ka dhënë informacione se në çfarë mënyre do të asgjësohen dozat e vaksinave AstraZeneca, të cilave tashmë iu ka skaduar afati i përdorimit.

Kosova është në mesin e disa shteteve në rajon, por edhe më gjerë, që për shkak të kalimit të afatit të qëndrueshmërisë, pritet t’i asgjësojë mbi 133.000 doza të vaksinave të kompanisë farmaceutike, AstraZeneca.

Zyrtarët nga Inspektorati Farmaceutik në Ministrinë e Shëndetësisë, në një përgjigje me shkrim, thonë për Radion Evropa e Lirë se “sa u përket produkteve me afat të skaduar, institucioni – në këtë rast Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës – bën kërkesën pranë Inspektoratit Farmaceutik për verifikim të stokut të produkteve me afat të skaduar”.

Pastaj, shtojnë nga inspektorati, në bazë të kërkesës, bëhet “verifikimi i stokut dhe me procesverbal, urdhërohet që të ruhen dhe karantinohen deri në krijimin e kushteve për shkatërrim”, thuhet në përgjigjen e inspektoratit.

Kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës, Arianit Jakupi, ka shpjeguar se cilat do të duhej të ishin procedurat për asgjësimin e këtyre vaksinave.

Ai thotë se në këtë drejtim është e rëndësishme të dihet edhe marrëveshja me prodhuesit lidhur me vaksinat.

Sipas tij, Kosova ka legjislacion në fuqi sa i përket shkatërrimit të produkteve medicinale të papërdorshme, të skaduara, apo ato të cilat mund të rezultojnë me ndonjë defekt të caktuar.

“Duke marrë parasysh këto, institucioni në të cilin ato janë, duhet të evidentohen si vaksina të papërdorshme, duhet të zhvillohen procedurat në harmoni me rregullat duke marrë edhe një leje nga Ministria e Mjedisit dhe në këtë mënyrë, në kompanitë të cilat janë të licencuara për këto procedua, duhet të bëhet asgjësimi”, thotë Jakupi.

Jakupi thotë se shkatërrimi i vaksinave, në këtë rast të atyre të AstraZenecas, duhet të bëhet edhe në konsultime me prodhuesit e vaksinave.

“Mund të ketë procedura të tilla të cilat mund të parashohin edhe mënyrën e saktë të shkatërrimit me ndonjë specifikë të veçantë të cilën e parasheh prodhuesi, ose ndonjë çështje tjetër që mund të parashihet në diskutime e tilla, qoftë për shkatërrimin, vendin e shkatërrimit ose edhe kthimin në ndonjë vend tjetër. Do të thotë, mund të ketë procedura të ndryshme që mund të diskutohen ndërmjet institucioneve dhe prodhuesve”, sqaroi Jakupi.

Për asgjësimin e produkteve medicinale në Kosovë, përveç ligjit ekziston edhe një udhëzim administrativ.

Me këtë udhëzim, rregullohen kompetencat e organeve dhe mënyra e administrimit të mbeturinave të produkteve medicinale, në pikëpamje të klasifikimit, kategorizimit, transportit, magazinimit dhe të asgjësimit të mbeturinave të produkteve mdicinale, me metoda të caktuara.

Kompania EnvriCon SH.P.K., është njëra nga kompanitë e licencuara nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimin Hapësinor për shkatërrimin, veç tjerash, edhe të mbetjeve të ndryshme medicinale.

Udhëheqësi i kësaj kompanie, Ruzhdi Thaçi, ka shpjeguar për si vepron kompania në shkatërrimin e mbetjeve medicinale.

“Mbeturinat medicinale i bartim me kombi-frigorifer, për shkak se janë të rrezikshme. Pra, nga klinikat apo laboratorët e ndryshëm [privatë] dhe i dërgojmë në frigorifer-dhomë, aty ku e kemi bazën dhe bëjmë asgjësimin e tyre. Shkatërrimin e tyre e bëjnë në vende të caktuar me djegie në temperatura të larta prej 850 deri në 1.100 gradë”, tregon Thaçi.

Më herët, zyrtarët në Ministrinë e Shëndetësisë, kanë thënë se vaksinat e skaduara, ende nuk janë grumbulluar në një vend të caktuar.

Shumica e vaksinave janë ende në komuna të ndryshme në qendrat të vaksinimit.

Këtë e konfirmoi edhe drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë, Fevzi Sylejmani. Ai tha se nuk e di me saktësi sesa është numri i vaksinave AstraZeneca me skadencë, por që ato janë ende të pranishme në qendër.

“Ende janë në qendër, por ato janë ende jashtë përdorimit. Nuk e di pse nuk janë kthyer ende. Jemi duke pritur rekomandimet nga Instituti i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë që ato të kthehen në Prishtinë”, tha Sylejmani.

Nga IKSHPK nuk kanë qenë të qasshëm për koment, megjithë përpjekjet e bëra nga Radio Evropa e Lirë.

Ndryshe, Kosova në muajin maj nënshkroi kontratë me kompaninë farmaceutike amerikane Pfizer, për sigurimin e mbi 1 milion vaksinave kundër koronavirusit. Çdo javë, në Kosovë vijnë mesatarisht rreth 55.000 doza të Pfizerit. Deri tani janë administruar gjysma e vaksinave nga kjo kontratë.

Kosova po ashtu merr vaksina edhe përmes mekanizmit COVAX dhe nga partnerët e tjerë në formë të donacioneve. Ndër to është edhe vaksina e Oxfordit, AstraZeneca, por të cilën, qytetarët e Kosovës po hezitojnë ta marrin.

Shtetet e Bashkuara po ashtu kanë dërguar në Kosovë mbi gjysmë milioni doza të vaksinave Pfizer kundër koronavirusit.

Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar mbi 154.000 raste të infektimit me koronavirus. Prej tyre 2.728 persona kanë vdekur.

Deri më 9 shtator, në ora 15:00, është vaksinuar 18.8 % e popullsisë së përgjithshme.

Tags: AsgjësimAstra ZenecaVaksinat
Postimi i mëparshëm

Mbahet mbledhje komemorative për nder të Astrit Ademajt

Postimi tjetër

Mali i Zi njofton masa të reja për hyrje në vend

Të ngjajshme Postime

Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Mot me diell dhe vranësira të pakta lokale – Do të jetë mjaft nxehtë

2 August 2025
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 1 orë, për të dalë 30 minuta
Kosovë

Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 1 orë, për të dalë 30 minuta

1 August 2025
Ngritja e aktakuzës, Klinaku: Mezi nuk po pres të ballafaqohem me Albin Kurtin
Kosovë

Ngritja e aktakuzës, Klinaku: Mezi nuk po pres të ballafaqohem me Albin Kurtin

1 August 2025
Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Gjatë tërë ditës pritet të mbajë mot me diell

1 August 2025
2 persona ranë në humnerë me motor në Letnicë – zjarrfikës, policë e mjekë u dolën në ndihmë
Kosovë

2 persona ranë në humnerë me motor në Letnicë – zjarrfikës, policë e mjekë u dolën në ndihmë

31 July 2025
Specialja pranoi prova nga shteti serb, OVL UÇK: Edhe një arsye më shumë për protestë
Kosovë

Specialja pranoi prova nga shteti serb, OVL UÇK: Edhe një arsye më shumë për protestë

30 July 2025
Postimi tjetër
Pse u vendos fusnota për Kosovën, vjen sqarimi nga Mali i Zi

Mali i Zi njofton masa të reja për hyrje në vend

Lajmet e fundit

Muharrem Kurti pasues i shkollës së njohur letrare të Gjakovës! 

Muharrem Kurti pasues i shkollës së njohur letrare të Gjakovës!

2 August 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 2 gusht ndër vite?

2 August 2025
Si të përgatisni gurabiet e famshme të kuqe

Si të përgatisni gurabiet e famshme të kuqe

2 August 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell dhe vranësira të pakta lokale – Do të jetë mjaft nxehtë

2 August 2025
9 gjëra që ndodhin kur bie në dashuri për herë të dytë

9 gjëra që ndodhin kur bie në dashuri për herë të dytë

2 August 2025
Barcelona i thotë lamtumirë transferimit të ëndrrave

Barcelona i thotë lamtumirë transferimit të ëndrrave

2 August 2025
Duas në skenën e ‘Sunny Hill’ i bashkohet edhe baba i saj Dukagjini, këndojnë këngën ‘Era’ nga Gjurmët

Duas në skenën e ‘Sunny Hill’ i bashkohet edhe baba i saj Dukagjini, këndojnë këngën ‘Era’ nga Gjurmët

2 August 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu