Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar mbi dyshime për falsifikim testi të koronavirusit, përcjell InLajmi.
Rasti ka ndodhur në Pejë, ndërsa është bërë e ditur se i dyshuari falsifikonte teste me logo të një laboratori në zyrat e një agjencie.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Pejë, 09.09.2021 – 16:30. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka bërë falsifikimin e testeve Covid-19 me logo të një laboratori. Me urdhër të prokurorit janë kontrolluar zyrat e një agjencie ku janë konfiskuar një kompjuter, një biletë aeroplani si dhe disa dëshmi lidhur me dyshimin e falsifikimit të testeve anti Covid. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./InLajmi/