Dhjetëra pasagjerë ndërkombëtarë, përfshirë qytetarë britanikë, kanë fluturuar nga Kabuli në fluturimin e parë të tillë që kur forcat amerikane u larguan nga vendi, transmeton InLajmi.
Fluturimi i Qatar Airëays u ul në kryeqytetin e Katarit Doha të enjten, me një fluturim të 2-të që pritet të premten.
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken kërkoi ndihmë me evakuimet gjatë një vizite të fundit në Katar.
Agjencia e lajmeve Reuters raporton se në aeroplan ishin 113 persona.
Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar Dominic Raab tha se 13 qytetarë britanikë kishin mbërritur në Doha dhe falënderoi Katarin për lehtësimin e fluturimit./InLajmi/