Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se deri më tani janë dhënë 1 milion vaksina në të gjithë vendin, përcjell InLajmi.
Në një njoftim të publikuar në faqen zyrtare, MSH ka shprehur mirënjohje ndaj ekipeve të vaksinimit për punën e çmuar në këtë kohë të vështirë.
Ministria ka bërë thirrje edhe njëherë për rezervim të termineve për vaksinim sa më shpejtë që është e mundur, duke shtuar se duhet mbajtur ritmi pozitiv i vaksinimit.
Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:
1 MILION vaksina te administruara
Mirënjohje ekipeve të vaksinimit për punën e çmuar dhe besimin e patundur për të arritur këtë nivel të trendit të vaksinimit në një kohë të pazakontë.
Le të i bashkojmë thirrjet tona për të afërmit e më të dashurit tonë, që të rezervojnë një termin për vaksinim sa më herët që është e mundur. Tash kur e kemi të njohur se vaksina zvogëlon dukshëm simptomat e rënda të sëmundjes dhe vdekjen, dhe kështu probabilitetin e infektimit indirekt të njerëzve të tjerë, pa e ditur, akti më moral dhe më i përgjegjshëm është i qartë: VAKSINIMI.
Është shumë e rëndësishme që të mbajmë ritmin pozitiv të vaksinimit, sepse vetëm në këtë mënyrë do të arrijmë ta mposhtim virusin.
Sepse vetëm #Bashkëiadalim./InLajmi/