Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar se në këtë spital janë të shtrirë 200 persona të infektuar me koronavirus, përcjell InLajmi.
Në faqen zyrtare të Spitali në Facebook, njoftohet se 160 nga këta pacientë janë me oksigjeno terapi dhe 41 janë në gjendje të rëndë.
Njoftimi i plotë i Spitalit të Pejës:
Gjendja aktuale e pacientëve me Covid-19 më datë 8.09.2021:
✓200 pacientë janë të shtrirë;
✓160 pacientë janë në Oksigjenoterapi;
✓ 8 pacientë janë në CPAP;
✓ 41 pacientë ne gjendje të rëndë;
✓19 pacientë të pranuar
✓21 pacientë të shëruar.
Mbroje vetën vaksionohu./InLajmi/

















