3 Prokurorë nga Gjykata Themelore Publike në Tetovë dhe 2 nga Prokuroria Themelore në Shkup janë kyçur në ekspertizën në Spitalin modular në Tetovë ku shpërtheu zjarri.
Priten informacione zyrtare për numrin e viktimave dhe shkaqet e zjarrit.
Kryetarja e Komunës së Tetovës, pas mbledhjes shtabit të emergjencës në Tetovë, tha se nuk do të jepen deklarata derisa nuk përfundojnë hetimet, përcjell KlanMacedonia.
Ndryshe në spitalin modular në Tetovë, në momentin e tragjedisë kanë qenë të akomoduar 24 pacientë.