Një shtëpi është kapluar nga zjarri në fshatin Ujz të Gjakovës, përcjell InLajmi.
Policia ka konfirmuar se zjarri është në zhvillim e sipër, teksa në një nga dhomat e shtëpisë 2 katëshe kanë qenë 2 fëmijë 10-13 vjeç, djem të axhës mes vete.
Datë 08.09.2021 reth ores 09:05 policia Rajonale në Gjakovë ka pranuarnjoftim se në fshatin Ujz, KK. Gjakovë një objekt është perfshire nga zjarri. Patrulla policore se bashku me ekipen e zjarrëfikesve kane arritur ne vendngjarje. Dyshohet qe brenda objektit qe ishte i perfshir nga zjarri kane mbetur dy persona te mitur, ekipet e Zjarrefiksve jane duke bere perpjekje ta lokalizojne zjarrin dhe sipas zjarrefikesave dyshohet se brenda gjinden dy persona te karbonizuar( djegur) Ne vendngjarje jane dalur te gjitha ekipet relevante policore, si dhe Prokurori Kujdestar i Shtetit. Per informata shtese ju njoftojme me kohë,” ka thënë Nysret Gjurkaj, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjakovës.
Në vend ngjarje është policia, zjarrëfikësit dhe mjekësia ligjore.