Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e 2 fëmijëve nga zjarri që përfshiu një shtëpi në fshatin Ujzi të Gjakovës, përcjell InLajmi.
Gjini përmes një postimi në Facebook, është shprehur se vdekja e 2 fëmijëve ishte një tragjedi e rëndë që ka goditur sot.
Fëmijët që humbën jetën nga zjarri ishin të moshës 10 dhe 13 vjeç.
Postimi i plotë i tij:
Një tragjedi e rëndë na ka goditur sot! Një dhjetëvjeçar dhe një trembëdhjetëvjeçar nga Ujzi u shuan sot në një aksident zjarri, duke lënë zbrazëti të madhe në zemrat e familjeve të tyre, por edhe të gjithë shokëve e bashkëqytetarëve.
U shpreh ngushëllime të sinqerta familjeve dhe të gjithë atyre që njohën dy të rinjtë të cilët humbën jetën në këtë aksident!/InLajmi/

















