Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, ka folur për miratimin e plotësim-ndryshimit të ligjeve në sektorin e shëndetësisë si dhe për gjendjen me pandemic, raporton InLajmi.
Sipas Vitisë, ditët e fundit është shënuar një rënie e numrit të rasteve me koronavirus dhe hospitalizimeve, mirëpo situata është ende e brishtë dhe jostabile.
“Të dhënat e fundit nga IKSHPK na flasin për një rënie të numrit të rasteve me COVID-19 nga 20 % të pozitivitetit sa ishte në Gusht, shkalla e pozitivitet të mostrave të testuara ka rënë tani në 8%, por që është ende e lartë dhe akoma e pamjaftueshme. Situata vazhdon të jetë akoma e brishtë dhe jostabile. Me një pozitivitet mesatar javor prej 10.5 % në këtë javën e fundit, jep shpresë se është një fazë qetësimi në raport me ditët dhe javët e kaluara, ku java paraprake kishte një pozitivitet prej 15.6 %”, ka thënë ai./InLajmi/