Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka njoftuar dhe ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Prof, Agron Pustina, përcjell InLajmi.
Pustina, kishte punuar për shumë vite si Ortoped dhe drejtor i Klinikës së Ortopedisë.
SHSKUK shkruan se ai ka dhënë një kontribut në edukimin e gjeneratave të tëra në fushën e ortopedisë.
Njoftimi i plotë i SHSKUK-së:
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, shpreh ngushëllime familjes, kolegëve, miqve dhe studentëve, me rastin e vdekjes së Prof. Agron Pustina, i cili për shumë vjet punoi si Ortoped dhe drejtor në Klinikën e Ortopedisë.

Prof. Pustina dha kontribut të qmueshëm në edukimin e gjeneratave të tëra nga fusha e orotpedisë.
Kujtimi për profesorin do të mbetet i përhershëm!/InLajmi/