Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Kreshnik Radoniqi, është shprehur se janë duke punuar në mnëyrë intensive për mbajtjen e zgjedhjeve të Tetori, raporton InLajmi.
Radoniqi në fjalën e marrë gjatë hedhjes së shortit për rënditjen e partive në fletëvotim, shoti poashtu se janë duke u munduar të ruajnë shëndetin publik duke lutur që edhe partitë politike të jenë bashkëpunuese.
“Komisioni Qendror ka disa javë që po punon me intensitet të lartë për datën e 17 tetorit. Duke parë rëndësinë e këtyre zgjedhjeve e në anën tjetër edhe situatën pandemike po mundohemi që të punojmë në këtë drejtim dhe të organizojmë zgjedhjet brenda kornizave ligjore”, tha ai.
“Sot kemi të pranishëm përfaqësuesit e të gjitha subjekteve politike andaj lus që të punojmë bashkërisht në mbarëvajtjen e mirë të këtyre zgjedhjeve”./InLajmi/