Evropa përjetoi verën e saj më të nxehtë të regjistruar, këtë vit ku temperaturat në Mesdhe thyen rekorde, tha të martën Shërbimi i Ndryshimit të Klimës i Kopernikus të BE-së, transmeton InLajmi.
Ashtu si pjesa më e madhe e Hemisferës Veriore, Evropa u godit nga ngjarjet ekstreme të motit gjatë muajve të fundit, duke përfshirë nivelet rekord të shiut që shkaktuan përmbytje vdekjeprurëse në Gjermani dhe Belgjikë dhe valët e nxehtësisë që kontribuan në zjarret në jug të rajonit.
Temperatura mesatare nga fillimi i Qershorit deri në fund të Gushtit ishte rreth 0.1 gradë Celsius më e ngrohtë se verat e mëparshme dhe ishte 1 gradë mbi mesataren e viteve 1991-2020, duke reflektuar trendin afatgjatë të ngrohjes globale të shkaktuar nga njerëzit, shkruan CNN.
Të dhënat e Kopernikut çojnë në vitin 1950, por për shkak të trendit të ngrohjes globale, kjo verë ka të ngjarë të jetë gjithashtu një rekord për të gjithë epokën industriale./InLajmi/