Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka ngatërruar për herë të 2-të flamujt e shteteve, përcjell InLajmi.
Këtë radhë ajo ka uruar ditën e Pavarësisë së Andorrës, duke vendosur flamurin moldav.
Urimi i ministres u shpërnda në Twitter dhe është fshirë pas gjysmë ore, duke u zëvendësuar flamujt e 2 shteteve.
Kujtojmë se Gërvalla më parë kishte ngatërruar flamurin e OKB-së me atë të NATO-s./InLajmi/