Kandidati i AAK-së, për kryetar të komunës së Prishtinës, Daut Haradinaj, po kërkon që mos të shtyhen zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Sipas tij, propozimi i kryeparlamentarit Glauk Konjufcës, njëherësh edhe nënkryetar i Vetëvendosjes, për shtyrjen e ditës së zgjedhjeve është i pa kuptimtë dhe ky deklarim sipas Haradinajt vjen si pasojë e një sondazhi që VV-në nuk e radhit mirë.
Arben Vitia, kandidati i VV-së për të parin e Prishtinës, thotë se është Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik që do të japë rekomandimet për këtë çështje.
Ndërsa Përparim Rama i LDK-së, kërkon mbajtjen e zgjedhjeve lokale më 17 tetor, përcjell Klan Kosova.
Uran Ismaili i PDK-së, nuk dha qëndrim, por partia e tij ka bërë të ditur më parë që janë kundër shtyrjes së ditës së zgjedhjeve.