• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 18 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Trendafilova: Gjykata Speciale ka në fokus mbrojtjen e dëshmitarëve

J G nga J G
7 September 2021
në KRYESORE
0 0
0
Trendafilova: Gjykata Speciale ka në fokus mbrojtjen e dëshmitarëve
0
SHPERNDARJE
30
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova tha se janë të fokusuar shumë në mbrojtjen e dëshmitarëve.

“Edhe aktgjykimi më i mirë gjyqësor nuk vlen asgjë nëse ai gjykim merret në kurriz të njerëzve”, tha Trendafilova gjatë konferencës të mbajtur në Prishtinë më 7 shtator.

Ajo shtoi se shpreson që Dhomat e Specializuara nuk do të përballen me ndonjë rast ku do të rrezikohet jeta e dëshmitarëve dhe shtoi se pikërisht është mbrojtja e dëshmitarëve një prej arsyeve që kjo gjykatë, me seli në Hagë, është krijuar.

Trendafilova po ashtu shtoi se nuk e di nëse Prokuroria e Spcializuar ka në plan që të ngrehë akuza ndaj personave të tjerë.

Sa i përket përfundimit të mandatit të kësaj gjykate, Trendafilova u shpreh:

“Mandati do të përfundojë sapo Këshilli i Evropës të njoftojë Kosovën që hetimet dhe procedurat e dala prej tyre do të përfundojnë”.

Sapo Trendafilova nisi konferencën e saj, disa persona hynë në sallë duke i fryrë bilbilave.

Ata thanë se nuk mund të lejojnë një konferencë të një “përfaqësuese të një gjykate të padrejtë që asnjëherë nuk mund të sjellë drejtësi”.

Pasi dolën nga salla, Trendafilova kërkoi rikthimin e tyre, me qëllim që të mund të bënin pyetje.

Më pas, Dren Gashi, një prej protestuesve, tha se kanë ardhur për të shprehur shqetësimin e tyre “me daljen e dokumenteve top-sekrete nga Gjykata” gjë për të cilën, sipas tij, qytetarët e Kosovës ndodhen në burg.

Kjo ishte referencë për publikimin e disa dokumenteve të pretenduara të Gjykatës Speciale, gjatë vitit të kaluar, që janë prezantuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Për publikimin e tyre, 2 prej udhëheqësve të kësaj gjykate, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj po akuzohen nga Dhomat e Specializuara për vepra penale “kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës”.

Partia Social Demokrate njoftoi se aktivistë të saj organizuan protestën kundër Trendafilovës. Kjo parti po ashtu ka shkruar “Non Grata” (i padëshirueshëm) në veturat e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX).

“Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të aktivistëve Dardan Molliqaj, Teutë Rrusta, Zgjim Hyseni, Qëndrim Sahiti dhe Agron Kabashi të cilët u arrestuan gjatë aktivitetit sot”, tha PSD-ja përmes një reagimi në Facebook.

Pas largimit të personave që protestuan nga salla ku u majt konferenca, Trendafilova ofroi një historik të shkurtër se si janë krijuar Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar.

“Mandati i gjykatës është përcaktuar me Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar me qëllim që të garantohet një gjykim i drejtë, i paanshëm, dhe ka juridiksion mbi krimet që janë kryer gjatë dhe pas konfliktit në Kosovë që nga 1 janari 1998 deri më 31 dhjetor 2000”, tha Trendafilova.

Ky ligj ishte miratuar në Kuvendin e Kosovës më 2015 dhe gjykata u funksionalizua më 2017.

Trendafilova po ashtu ofroi edhe detaje lidhur me rastet që është duke i trajtuar kjo gjykatë.

Ajo tha se gjykimi ndaj Salih Mustafës do të nisë më 15 shtator, ndërkaq nga fundi i këtij muaji po ashtu pritet të nisë gjykimi edhe ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.

Ndërkaq, sa i përket rastit të ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-kryeparlamentarit, Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi tha se puna është duke u zhvilluar me intensitet.

Ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit rëndojnë akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Që nga nëntori i vitit të kaluar, që të gjithë ndodhen në paraburgim në Hagë.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar – që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale – hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Këto krime të pretenduara përmenden në një raport të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, autor i të cilit është senatori zviceran, Dick Marty, përcjell REL.

Gjykata është themeluar nga Kuvendi i Kosovës, por vepron në Hagë të Holandës.

Tags: Ekaterina TrendafilovaGjykata SpecialePSD
Postimi i mëparshëm

Viti i ri shkollor nis më 13 Shtator, komunat i kanë kryer përgatitjet

Postimi tjetër

AAK-Konjufcës: Mos u merr me shpifje, përgjigju se pse Kosova është shndërruar në vend të vdekjes

Të ngjajshme Postime

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë
KRYESORE

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje
KRYESORE

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet
KRYESORE

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
VV replika me Ramën, ngre disa pyetje: A e ke mbështetur themelimin e Speciales?
KRYESORE

VV replika me Ramën, ngre disa pyetje: A e ke mbështetur themelimin e Speciales?

16 October 2025
“Në mbrojtje të lirisë” – protesta gjithëkombëtare nis nesër në Tiranë, shoqatat e dala nga lufta aktive në organizim
KRYESORE

“Në mbrojtje të lirisë” – protesta gjithëkombëtare nis nesër në Tiranë, shoqatat e dala nga lufta aktive në organizim

16 October 2025
Policia deklaron se FSK-ja është futur gabimisht në veri
KRYESORE

Policia deklaron se FSK-ja është futur gabimisht në veri

16 October 2025
Postimi tjetër
Këta janë kandidatët për kryetarë të komunave nga lista e AAK-së

AAK-Konjufcës: Mos u merr me shpifje, përgjigju se pse Kosova është shndërruar në vend të vdekjes

Lajmet e fundit

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

16 October 2025
Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

16 October 2025
Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

16 October 2025
Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu