• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Friday, 16 January, 2026
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

Blinken: Talebanët po përballen me presion ndërkombëtar për lejimin e evakuimeve

J G nga J G
7 September 2021
në Bota
0 0
0
Antony Blinken: Do të ketë një përgjigje kolektive për Iranin
0
SHPERNDARJE
38
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha të martën se talebanëve u është bërë përsëri e qartë gjatët orëve të fundit se komuniteti ndërkombëtar do t’u kërkojë të respektojnë zotimet për të lejuar të gjithë ata që kanë dokumente të rregullta udhëtimi të largohen nga Afganistani nëse dëshirojnë. Sekretari i Shtetit i bëri komentet në Katar, ku ndodhet së bashku me shefin e Pentagonit për të diskutuar situatën në Afganistan, masat anti-terrorizmit dhe ndihmat humanitare:

Sekretari Blinken tha se në 24 orët e fundit talebanët kishin respektuar angazhimet e bëra, duke lejuar largimin me rrugë tokësore të katër shtetasve amerikanë. Të hënën një zyrtar i Departamentit të Shtetit pohoi se talebanët ishin në dijeni të itinerarit që do të ndiqej, por pa specifikuar se në ç’pikë kufitare u nxorën katër të evakuuarit.

Zoti Blinken tha se në Afganistan besohet të ketë ende rreth 100 shtetas amerikanë, disa prej të cilëve afgano-amerikanë. Ai shtoi se Departamenti i Shtetit është në kontakt direkt me ta dhe me personat që e kanë për detyrë t’i ndihmojnë të gjejnë mënyra për të dalë nga Afganistani.

“Po zhvillojmë diplomaci intensive në këto momente. Jemi në kontakt me talebanët mbi këtë temë. Kanë thënë se do të lejojnë largimin pa probleme të personave me dokumente udhëtimi.Do t’u kërkojmë të mbajnë zotimin,” tha sekretari i shtetit.

Zoti Blinken i bëri komentet në një konferencë të përbashkët për shtyp me Sekretarin e Mbrojtjes, Lloyd Austin, Ministrin e Jashtëm të Katarit Mohammad bin Abdulrahman Al Thani dhe Ministrin e Mbrojtjes së Katarit Mohammed al-Attiyah, pas një takimi për të diskutuar situatën në Afganistan, anti-terrorizmin dhe ndihmat humanitare.

Zoti Blinken reagoi ndaj komenteve të zyrtarëve në Afganistan se katër avionë me shtetas afganë ishin bllokuar në pistën e fluturimeve në Mazar-e-Sharif.

“Nuk kemi informacion që ka persona që po mbahen të bllokuar në Mazar-e-Sharif. Por po analizojmë kërkesat dhe rregulloret për lëvizje dhe dalje nga Afganistani,” tha ai.

Ai shprehu mirënjohje të thellë për popullin e Katarit për rolin që ka luajtur ky vend duke u shndërruar në një pikë masive evakuimesh për shtetas amerirkanë dhe afganë të rrezikuar pas rënies së Afganistanit në duart e talebanëve. “Do të kujtohet për shumë kohë ajo që bëri Katari për amerikanët, afganët dhe shtetas të vendeve të tjera,” tha zoti Blinken.

Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin, vlerësoi rolin e Katarit për të realizuar me sukses operacionin më të madh të evakuimeve nga ajri në histori:

“Në një moment kritik dhe historik, Katari bëri më shumë se ç’pritej prej tij. Zemërgjerësia juaj luajti rol për të shpëtuar mijëra jetë. Jam shumë krenar që ushtria jonë, së bashku me partnerët realizuan evakuimin më të madh nga ajri në histori, duke nxjerrë nga Afganistani më shumë se 124,000 vetë,” tha shefi i Pentagonit.

Ministri i jashtëm i Katarit, al Thani, tha se vendi i tij po punon me afganët për t’u ofruar asistencë teknike në mënyrë që të rikthehen në funksionim aeroportet për të mundësuar dërgimin e ndihmave humanitare si dhe për të rifilluar transportin e pasagjerëve.

Gjatë qëndrimit në Doha, 2 zyrtarët e lartë amerikanë po vizitojnë edhe një qendër ku përgatitet dokumentacioni për të evakuuaritt si dhe po takohen me ushtarakë e diplomatë amerikanë.

Më pas Sekretari i Shtetit, Blinken shkon në Gjermani për t’u takuar me trupat amerikane dhe refugjatë afganë në bazën Ramshtajn.

Gjatë qëndrimit në Gjermani ai do të drejtojë edhe një takim ministror me pjesëmarrjen e 20 vendeve të angazhuara në zhvendosjen dhe sistemimin e refughatëve afganë, shkruan VOA.

Ndërsa Sekretari i Mbrojtjes, Austin do të vazhdojë turneun e tij me vizita në Bahren, Kuvajt dhe Arabi Saudite.

Tags: AfganistaniAntony BlinkenTalebanet
Postimi i mëparshëm

Presidenca e Kosovës për ngjarjet në Mal të Zi: Kisha Serbe s’ka hequr dorë nga veprimet luftënxitëse

Postimi tjetër

Turqia goditet nga tërmeti 4.5 shkallë, nuk raportohet për viktima

Të ngjajshme Postime

A ia dha çmimin Nobel për Paqen? Machado jep detaje nga takimi me Trump: Shkoi shumë mirë
Bota

A ia dha çmimin Nobel për Paqen? Machado jep detaje nga takimi me Trump: Shkoi shumë mirë

15 January 2026
Reperi iranian i shpëton protestave: Po i mbytin njerëzit në gjak
Bota

Reperi iranian i shpëton protestave: Po i mbytin njerëzit në gjak

15 January 2026
Shtetet evropiane dërgojnë personel ushtarak në Grenlande
Bota

Shtetet evropiane dërgojnë personel ushtarak në Grenlande

15 January 2026
VIDEO/ Shpërthim i fuqishëm në Holandë, zjarrfikëse dhe ekipe shpëtimi në vendngjarje
Bota

VIDEO/ Shpërthim i fuqishëm në Holandë, zjarrfikëse dhe ekipe shpëtimi në vendngjarje

15 January 2026
Fox News: SHBA ngrinë procesimin e të gjitha vizave për 75 shtete, në listë edhe Kosova
Bota

Fox News: SHBA ngrinë procesimin e të gjitha vizave për 75 shtete, në listë edhe Kosova

14 January 2026
Demonstratat masive antiqeveritare në Iran/ Kush është Erfan Soltani, 26-vjeçari që pritet të ekzekutohet nga autoritetet iraniane
Bota

Demonstratat masive antiqeveritare në Iran/ Kush është Erfan Soltani, 26-vjeçari që pritet të ekzekutohet nga autoritetet iraniane

14 January 2026
Postimi tjetër
Turqia goditet nga tërmeti 4.5 shkallë, nuk raportohet për viktima

Turqia goditet nga tërmeti 4.5 shkallë, nuk raportohet për viktima

Lajmet e fundit

A ia dha çmimin Nobel për Paqen? Machado jep detaje nga takimi me Trump: Shkoi shumë mirë

A ia dha çmimin Nobel për Paqen? Machado jep detaje nga takimi me Trump: Shkoi shumë mirë

15 January 2026
Reperi iranian i shpëton protestave: Po i mbytin njerëzit në gjak

Reperi iranian i shpëton protestave: Po i mbytin njerëzit në gjak

15 January 2026
Yll Limani nuk do të këndoj në klube të natës gjatë vitit 2026 – kjo është arsyeja

Yll Limani nuk do të këndoj në klube të natës gjatë vitit 2026 – kjo është arsyeja

15 January 2026
Paralajmërimi i Kryeprokurorit: Së shpejti aktakuzë për vrasjen e Jasharëve

Paralajmërimi i Kryeprokurorit: Së shpejti aktakuzë për vrasjen e Jasharëve

15 January 2026
Një i lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë

Aksidenti me fatalitet në rrugën Komoran-Carralevë, edhe katër të lënduar

15 January 2026
E rëndë, 28 vjeçari nga Kosova humb jetën në një aksident në Slloveni

E rëndë, 28 vjeçari nga Kosova humb jetën në një aksident në Slloveni

15 January 2026
Hoti kërkon lidershqip të ri në LDK: Më 2021 kemi vendosur këtë standard, z. Abdixhiku e ka promovuar

Hoti kërkon lidershqip të ri në LDK: Më 2021 kemi vendosur këtë standard, z. Abdixhiku e ka promovuar

15 January 2026
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu