• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Tuesday, 21 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

BE reagon pas dënimit të Maria Kolesnikova në Bjellorusi

J G nga J G
7 September 2021
në Bota
0 0
0
BE reagon pas dënimit të Maria Kolesnikova në Bjellorusi
0
SHPERNDARJE
27
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Kundërshtarët e Lukashenkos, Maria Kolesnikova dhe Maksim Snak u dënuan me shumë vite burg në Bjellorusi. Reagimet në Berlin e Bruksel janë të ashpra.

Lajmi nga Minsku nuk erdhi aq papritur. Një gjykatë në kryeqytetin bjellorus, Minsk dënoi të hënën, më 6 shtator opozitaren bjelloruse, Maria Kolesnikova me 11 vite burg. Edhe kolegu i saj i akuzuar, i cili ishte pjesë e Këshillit të Koordinimit të opozitës ruse, avokati Maksim Snak u dënua me 10 vite burg. Reagimet në Gjermani dhe BE ishin të ashpra.

“Dënimet janë për ne simbol i veprimit të paskrupullt dhe represioneve e frikësimit të regjimit bjellorus kundër politikanëve të opozitës dhe shoqërisë civile”, u shpreh Andrea Sasse, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme në Berlin. Kolesnikova u kthye verën e kaluar në figurën e njohur të opozitës, që protestoi gjerësisht kundër zgjedhjeve presidenciale në Bjellorusi. Pas një përpjekjeje të dështuar për ta nxjerrë Kolesnikovën jashtë vendit, pasi ajo grisi pasaportën, 39 vjeçarja u arrestua.

“Si 2 nga figurat më të guximshme tëlëvizjes protestuese pas zgjedhjeve të manipuluara presidenciale, Kolesnikova dhe Maksim Snak u ngritën për demokracinë dhe të drejtat e njeriut”, tha Sasse. Qeveria gjermane i dënon “dënimet e pajustifikuara” kundër tyre dhe “instrumentalizimin e drejtësisë për përndjekjen politike në Bjellorusi.” Sipas Sasse, “Gjermania i siguron Maria Kolesnikovës, Maksim Snak dhe të gjithë të tjerëve të burgosur për arsye politike solidaritet të pakufizuar.” Berlini kërkoi lirimin e të gjithë të burgosurve politikë në Bjellorusi.

Edhe Bashkimi Europian e dënoi të hënën “mungesën e respektit nga ana e regjimit ndaj të drejtave të njeriut dhe lirive fundamentale” si edhe mënyrën e veprimit “të drejtësisë kundër figurave simbolike të lëvizjes demokratike bjelloruse”. Eurodeputetja sllovake, Miriam Lexmann i tha Deutsche Welles se “mendimet e lutjet e mia janë me Maria Kolesnikovën dhe Maksim Snak si edhe me 659 të burgosurit politikë që regjimi i mban në kushte të padurueshme.” Kurse organizata për të drejtat e njeriut, Amnesty International e quajti dënimin “arbitrar”.

Nga ana e saj, zëvendëspresidentja e Bundestagut, Claudia Roth kritikoi Berlinin dhe Brukselin për pasivitet dhe kërkoi më shumë sanksione. “Ajo që nevojitet tani është angazhimi i qeverisë gjermane për lirimin e menjëhershëm të Maria Kolesnikovës dhe të gjithë të burgosurve politikë në Bjellorusi”, tha Roth. “Të 2 të dënuarit janë halë në sy për diktatorin Lukashenko.”

Edhe kryetarja e Partisë Socialdemokrate gjermane, Saskia Esken u shpreh e zemëruar. “Tek diktaturat, ku të drejtat e njeriut shkelen me këmbë, duhet të shtohet presioni me mjete diplomatike dhe sanksione.” Kurse deputetja gjermane liberale, Renata Alt u shpreh se “dënimi i Maria Kolesnikovës dhe Maksim Snak me dënime 11 apo 10 vjet burg është një keqësim i ri i të drejtave të njeriut dhe opozitës demokratike në Bjellorusi”.

Dënimi kundër Maria Kolesnikovës filloi më 4 gusht duke përjashtuar publikun dhe me fajësime të rënda kundër opozitarëve: përgatitje e një komploti për marrjen e pushtetit në mënyrë antikushtetuese, rrezikim i sigurisë kombëtare, themelim i një organizate ekstremiste.

Më parë ishte dënuar me 14 vjet burg edhe kandidati për president, Viktor Babariko, shtabin zgjedhor të të cilit e drejtonte Maria Kolesnikova. Kolesnikova dhe Snak u treguan për pak kohë në televizionin bjellorus gjatë shqiptimit të dënimit: Kolesnikova me simbolin e saj, duart bashkuar në formë zemre. Në sallën e gjyqit u lejuan vetëm pak avokatë dhe të afërm, përkrahësit dhe diplomatët perëndimorë nuk u lejuan, shkruan DW.

Babai i Kolesnikovës, Aleksandr Kolesnikov e quajti dënimin “le të themi të padrejtë”. “Maksim dhe Masha nuk ndjeheshin si të akuzuar, ata ndjenin, se nuk kishte për t’i prekur kjo. Shqetësimi i madh që kishin ata ishte për ne si prindër, se si do ta përballojmë”, tha babai i opozitares.

Tags: BjellorusiaBurgMaria Kolesnikova
Postimi i mëparshëm

Kelani: Policia e Kosovës gati në përfundim të vaksinimit

Postimi tjetër

31-vjet nga Kushtetuta e Kaçanikut, Haradinaj: Kishte për qëllim të na bënte shtëpi

Të ngjajshme Postime

Çfarë dihet për Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit të Trumpit në Gaza?
Bota

Çfarë dihet për Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit të Trumpit në Gaza?

16 October 2025
Dokumenti do të publikohet të enjten – zbulohen detaje rreth ‘murit të dronëve’ që BE planifikon ta ketë funksional kundër Rusisë
Bota

Dokumenti do të publikohet të enjten – zbulohen detaje rreth ‘murit të dronëve’ që BE planifikon ta ketë funksional kundër Rusisë

16 October 2025
Partia pro-evropiane e Moldavisë kryeson në rezultatet e zgjedhjeve
Bota

Partia pro-evropiane e Moldavisë kryeson në rezultatet e zgjedhjeve

28 September 2025
FBI shkarkon agjentët që u gjunjëzuan gjatë protestës për George Floyd
Bota

FBI shkarkon agjentët që u gjunjëzuan gjatë protestës për George Floyd

28 September 2025
Në përgjigje të ndërhyrjeve ruse, Polonia mbyll hapësirën ajrore
Bota

Në përgjigje të ndërhyrjeve ruse, Polonia mbyll hapësirën ajrore

28 September 2025
Rusia sulmon Ukrainën me breshëri raketash dhe dronësh
Bota

Rusia sulmon Ukrainën me breshëri raketash dhe dronësh

28 September 2025
Postimi tjetër
AAK zyrtarizon emrat e kandidatëve për kryetar komune

31-vjet nga Kushtetuta e Kaçanikut, Haradinaj: Kishte për qëllim të na bënte shtëpi

Lajmet e fundit

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

16 October 2025
Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

16 October 2025
Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

16 October 2025
Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu