Policia e Kosovës, ka vazhduar me dënimin e qytetarëve që nuk zbatojnë masat e reja kundër koronavirusit, përcjell InLajmi.
Në raportin 24-orësh të policisë, është bërë e ditur se në 24 orë janë dënuar 2.520 qytetarë për thyerje të ligjit anti-Covid.
Poashtu policia ka bërë të ditur se janë shqiptuar edhe 1.294 tiketa trafiku në 24 orë.
Në raport janë dhënë edhe shifrat e arrestimeve, ku gjithsej janë arrestuar 27 persona. Ndërsa sa i përket aksidenteve, policia ka bërë të ditur se në orët e fundit janë shënuar 36 aksidente me dëme materiale dhe 13 me të lënduar./InLajmi/