Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti në ceremoninë e mbajtur për 22-vjetorin e themelimit, u shpreh se puna e secilit pjesëtar të Policisë është një përgjegjësi në vete, raporton InLajmi.
Mehmeti në fjalën e tij ka kërkuar nga secili polic që mos shkelin asnjëherë besimin e qytetarëve.
“Puna e secilit pjesëtarë të policisë është i lidhur ngushtë me punën dhe përgjegjësitë që kemi. Të sigurosh jetën dhe pronën e qytetarit është një përgjegjësi mjaft e madhe”.
“Sot ju drejtohem me një kërkesë që të mos shkelni asnjëherë besimin e qytetarëve. Në nder të kësaj dite kujtoj të rënët ne detyrë që janë frymëzim për të vazhduar përpara”, tha Mehmeti.
Mehmeti përfundoi duke thënë se Policia e Kosovës do të vazhdoj të kontribuojë në sigurinë e vendit me profesionalizëm të plotë./InLajmi/