Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar 2 persona pasi që janë kapur me 80 thasë speca, pa dokumentacion, përcjell InLajmi.
Në raport thuhet se malli dhe automjeti janë konfiskuar dhe janë dërguar në doganë.
Ndërkohë 2 personat janë liruar me procedurë të rregullt.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Fsh. Dajkoc-Koretin, 05.09.2021 – 19:35. Njësiti policor ka ndaluar dy të dyshuar meshkuj, me një kombi në të cilin kishin të ngarkuar rreth tetëdhjetë thasë me speca, për të cilat nuk kishte dokumentacion përcjellës. Malli dhe automjeti është konfiskuar dhe është dërguar në terminal doganor. Personat e dyshuar janë liruar në procedurë të rregullt./InLajmi/