Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Prishtinë, Uran Ismaili ka vizituar Kodrën e Trimave, përcjell InLajmi.
Gjatë kësaj vizite ai ka thënë se Kodra e Trimave është lagje me mjaft probleme, e qe sipas tij shumë prej tyre janë krejtësisht bazike.
Ismaili tutje ka thënë se kjo lagje e meriton të jetë më kualitative dhe me hapsira të gjerlbra e me fusha sportive.
Postimi i plotë i tij:
Kodra e Trimave është lagje me mjaft probleme, shumë prej tyre krejtësisht bazike.
Kodra e Trimave meriton jetë më kualitative dhe hapësira të gjelbra e fusha sportive.
Prishtina na bashkon.
#bashkeendreqim #prishtinanabashkon /InLajmi/