Me rastin e shënimin të 22-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, ka shkruar edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, përcjell InLajmi.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se Policia e Kosovës është një nga sukseset më të mëdha të vendit, duke shtuar se po kryen detyrat me profesionalizëm e devotshmëri.
Haradinaj tha se shteti duhet t’i trajtojë me dinjitet policët dhe me paga të dinjitetshme.
Ai në përfundim kujtoi edhe të rënët në detyrë me nder e respekt.
Postimi i plotë i tij:
22 vjet të Policisë së Kosovës.
Policia e Kosovës është një prej sukseseve më të mëdha të shtetit tonë. Ajo me profesionalizëm e devotshmëri po e kryen detyrën e shenjtë të ruajtjes së rendit dhe ligjit. Andaj, shteti vazhdimisht duhet të bëjë të pamundurën që ta trajtojë me dinjitet Policinë e Kosovës, me paga të dinjitetshme dhe krijimin e kushteve në përputhje me kompleksitetin e detyrave që kryejnë.
I përgëzoj të gjithë pjesëtarët e Policisë, për shërbimin ndaj Atdheut. Kujtojmë me nder e respekt ata që ranë në krye të detyrës.RH./InLajmi/