Komuna e Prishtinës ka njoftuar se në Parkun e Gërmisë, është vënë re një ari, përcjell InLajmi.
Në një njoftim në Facebook, komuna ka bërë apel për qytetarët që të mos frekuentojnë parkun dhe të kenë kujdes.
Në njoftim është bërë e ditur se ariu, nuk i takon “Parkut të Arinjëve”, dhe mund të ketë ardhur nga pjesa e Gollakut.
Njoftimi i plotë i Komunës së Prishtinës
Apel për qytetarët!
Të nderuar qytetarë, ju bëjmë thirrje që t’i shmangeni frekuentimit të Parkut të Gërmisë, pasi para pak minutash kemi pranuar një informacion nga Policia e Kosovës se është vërejtur një Ari.
Ariu nuk është pjesë e “Parkut të Arinjëve”, prandaj ekziston mundësia që i njëjti të ketë ardhur përmes shtigjeve malore që lidhen me pjesën e Gollakut.
Rojat e pyllit janë duke u munduar të lokalizojnë Ariun por deri në një njoftim tjetër apelojmë të shmangni lëvizjet në Parkun e Gërmisë!/InLajmi/