Kandidati për kryetar të Prishtinës Daut Haradinaj, ka njoftuar se është vaksinuar kundër koronavirusit, përcjell InLajmi.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka ndarë fotografi nga vaksinimi duke thënë se kjo është zgjedhja më e mirë për të ruajtur shëndetin dhe shoqërinë.
“Vaksinimi është zgjidhje për ta ruajtur shëndetin dhe shoqërinë. Përgëzoj mantilbardhët që me javë e muaj të tërë po e sfidojnë këtë virus global,” ka shkruar Haradinaj./InLajmi/















