Agjencia amerikane e hapësirës ka konfirmuar se rover -i i saj Perseverance ka marrë mostrën e parë të shkëmbinjve në Mars, transmeton InLajmi.
Tashmë disa ditë, kishte një ankth se mostra mund të mos jetë kapur pasi roboti shpoi në një pllakë të trashë të quajtur “Rochette”.
Por imazhet e reja të kokës së roboti, tregojnë mostrën në mënyrë të sigurt brenda mekanizmit.
Ky është një moment historic, pasiqë mostra përfaqëson pjesën e parë shkëmbore të mbledhur në një planet tjetër të destinuar për t’u kthyer në Tokë, shkruan BBC.
Roveri ka për detyrë të mbledhë më shumë se 2 duzina mostra të tilla gjatë vitit të ardhshëm ose më shumë që do të merren në Tokë nga një përpjekje e përbashkët amerikane dhe evropiane./InLajmi/