Lidhur me këtë policia ka arrestuar një person të dyshuar për shkak se derisa ishte duke drejtuar veturën kishte shkaktuar aksident duke e goditur këmbësorin, i cili kishte pësuar lëndime të rënda trupore.
Viktima është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, por si pasojë e lëndimeve ka ndërruar jetë.
Poashtu nga ky rast lëndime trupore ka pësuar edhe i dyshuari, shkruan Lajmi.net
Trupi i pajetë me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë