• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 30 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Editorial & Opinion

Syla: Vaksinat anti-Covid në Kosovë janë të sigurta dhe efikase

V E nga V E
4 September 2021
në Editorial & Opinion
0 0
0
India siguron 300 milion doza të vaksinës së pamiratuar
0
SHPERNDARJE
53
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Skënder Syla nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në Bullgari, thotë se vaksina AstraZeneca është e sigurt dhe ua rekomandon qytetarëve që ta marrin atë.

Kosova ka hequr nga përdorimi mbi 133 mijë vaksina AstraZeneca, të cilave u doli afati. Mosmarrja e kësaj vaksine, siç thotë Syla në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, u ndikua nga shumë faktorë, por pretendimet kundër kësaj vaksine, sipas Sylës nuk u bazuan në fakte.

Në këtë intervistë, ai flet edhe për variantin Delta, që është varianti dominues në Kosovë. Ai thotë se për shkak të këtij varianti, gjendja epidemiologjike në Kosovë është mjaft kritike dhe është sfidë për sistemin shëndetësor.

Z.Syla, në Kosovë çdo ditë pothuajse ka më shumë se 20 vdekje të qytetarëve të infektuar me koronavirus dhe siç thuhet të prekur me variantin Delta. Si e shihni ju këtë situatë?

“Prania e variantit Delta dhe përhapja e shpejt e këtij varianti, paraqet një situatë mjaft delikate, madje edhe për vendet të cilat kanë një shkallë mjaft të lartë të vaksinimit. Ne kemi, bie fjala tash në Izrael, një rritje eksponenciale të rasteve, po edhe në vendet të tjera. Po ashtu edhe në Kosovë duhet të paraqesë një sfidë para se gjithash për sistemin shëndetësor”, tha Syla.

“Por, ajo çka është më e rënda, është fakti që merr jetë të njerëzve, ndonëse ne po përmendim vaksinimin si njërin prej elementeve kyçe në luftën ndaj kësaj pandemie, ne për asnjë moment sa të është i pranishëm koronavirusi dhe pandemia, nuk duhet t’i harrojmë edhe masat e tjetra të shëndetit publik, ato individuale si bartja e maskës, evitimin e hapësirave të ngarkuara publike, pastrimin e duarve dhe respektimin e të gjitha masave, të cilat janë të rekomanduara nga autoritetet”, shtoi ai.

“Gjendja është mjaft kritike dhe duhet angazhim nga secili, së pari nga ne si qytetarë, por edhe të gjitha institucionet, në mënyrë që pasojat të lehtësohen sadopak sepse në këtë fazë ne kemi parë një rritje esponenciale të rasteve dhe kur kemi numër të madh të rasteve të të infektuarve, padyshim që një numër i tyre duhet të kenë nevojë edhe për trajtim spitalor, do t’iu vështirësohet gjendja dhe fatkeqësisht, një numër edhe pësojnë fatalisht.”

Cilat do të duhej të ishin vendimet e institucioneve për të ulur eventualisht rastet e të prekurve me këtë virus?

“Ajo çka duhet të bëhet është monitorimi i të gjitha masave të ndërmarra dhe padyshim që rolin kyç prapë e ka individi. Polici mund të monitorojë në rrugë, por polici nuk mund të na monitorojë nëse shkojmë në familje e tubohemi”, u shpreh Syla.

“Ato tubimet familjare mund të paraqesin një rrezik shumë të lartë dhe të shpërndahet edhe më tutje virusi. Andaj ne duhet të jemi strikt, që të evitojmë takime të parëndësishme në mënyrë që të ndërpresim zinxhirin e përhapjes së virusit.”

Ministria e Shëndetësisë largoi nga përdorimi mbi 130 mijë doza të vaksinës AstraZeneca, për shkak të skadimit të afatit. Pse mendoni se ndodhi kjo?

“Elementi kryesor në programin e vaksinimit, për të qenë efikas, është siguria, efikasiteti dhe cilësia e vaksinave. Është një fatkeqësi që ka ndodhur kjo që është dashur të eliminohen një numër i konsiderueshme i dozave, ku me to do të mund të vaksinoheshin më shumë se 60 mijë qytetarë, por kjo ndodh edhe në vende të tjera”, u përgjigj Syla.

“Edhe kjo ndodhi për arsye se në fillim u krijua një perceptim për vaksinën AstraZeneca që nuk është mjaft e sigurt, e që kjo nuk ishte e bazuar në fakte. Këtu fatkeqësisht ndikuan edhe disa në kuadrin e profesionistëve shëndetësorë të cilët nuk u vaksinuan, mirëpo kishte edhe shembuj pozitivë, bie fjala profesori Lul Raka u vaksinua me AstraZenecën, për t’i dhënë mesazh të qartë të gjithë profesionistëve shëndetësorë, por edhe opinionit publik, mirëpo ja që ndodhi kjo dhe këto vaksina nuk do të përdoren.”

“Fatmirësisht do të ketë doza të tjera të vaksinave dhe unë i rekomandoj qytetarët e Kosovës, pavarësisht se a është AstraZeneca apo vaksina të tjera të cilat janë tashmë të aprovuara nga OBSH-ja dhe Agjencia Evropiane për Barna, ato duhet të merren në momentin e parë kur t’iu jepet mundësia sepse ato janë të sigurta, efikase dhe të cilësisë së lartë”, shtoi ai.

Në qytetet e Kosovës, pothuajse vetëm në një vend qytetarët kanë mundësi për t’u vaksinuar, derisa në shtete të tjera, vaksina ofrohen edhe në qendra tregtare. Ku mendoni që janë pengesat në këtë drejtim?

“Ndonëse Kosova ka filluar e fundit me programin e vaksinimit ndaj COVID-19, në krahasim me shtetet e tjera të rajonit evropian dhe shtetet përreth, unë mendoj që është duke lëvizur me hapa mjaft të sigurt, është duke bërë një përparim mjaft të sigurt dhe është duke bërë një përparim në numrin e personave të cilët janë të vaksinuar. Nëse vazhdohet me këtë trend, besoj se caqet e programit të vaksinimit do të arrihen deri në fund të vitit”, u shpreh Syla.

“Mirëpo, ajo që është e rëndësishme, persona të cilët vaksinohen duhet të jenë të kujdesshëm që të mos ekspozohen ndaj personave të tjerë sepse siguria e vaksinave është vetëm dy javë pas marrjes së dozës së dytë. Sepse mund të ndodhë që vaksina të shkojë huq nëse personi që sapo e ka marrë vaksinën, ekspozohet në baza ditore dhe ky është element shumë i rëndësishëm.”

“Sa i takon aspektit logjistik, ajo përcaktohet nga autoritetet vendore varësisht prej kapaciteteve sepse vaksinat duhet të kenë edhe një siguri, duhet të monitorohet personi i vaksinuar 15 minuta pas marrjes së vaksinës, pasi mund të ketë edhe efekte anësore. Ato janë shumë të rralla, mirëpo duhet t’i ofrohet ndihma në vendin ku jepet vaksina. Mirëpo, aspektet logjistike secili vend i përcakton në bazë të kapaciteteve dhe unë prapë po them që trendi aktual i vaksinimit është i mirë në Kosovë”, vazhdoi ai, shkruan REL.

Në Kosovë ka raste kur edhe gratë shtatzëna janë riinfektuar edhe atë me variantin Delta. Pse po ndodh?

“Riinfeksioni mund të ndodhë, ka raste edhe në vende të tjera, edhe këtë duhet analizuar. Për këtë arsye, rekomandimi është që edhe gratë shtatzëna duhet të vaksinohen sa më parë sepse paraqesin një kategori të ndjeshme. Andaj mënyra më e mirë e parandalimit është vaksinimi. Pse po ndodhin këto riinfektime? Ky është një virus i cili, mund edhe në të ardhmen të shfaqen variante të reja, andaj OBSH-ja është duke i hulumtuar të gjitha këto variante dhe në bazë të evidencës shkencore do të rekomandojë edhe veprimet që duhet të merren. Mirëpo, mesazhi kryesor është që gratë shtatzëna duhet të vaksinohen në mundësinë e parë që u jepet”, përfundoi Syla./REL

Tags: KoronavirusiSiguriaVaksina
Postimi i mëparshëm

Piloti i Formula 1, Raikkonen rezulton pozitiv me koronavirus

Postimi tjetër

Djali i Thaçit thotë se janë takuar me të dhe presin të ribashkohen përsëri!

Të ngjajshme Postime

Gajret Hashim!
Editorial & Opinion

Gajret Hashim!

18 March 2025
Kush e rrëmbeu Zelenskyn dhe Hashim Thaçin
Editorial & Opinion

Kush e rrëmbeu Zelenskyn dhe Hashim Thaçin

13 March 2025
Çfarë ka ndodhur me 2 prill ndër vite?!
Editorial & Opinion

Çfarë ka ndodhur me 3 shtator ndër vite

3 September 2023
Çfarë ka ndodhur me 2 prill ndër vite?!
Editorial & Opinion

Çfarë ka ndodhur me 28 korrik ndër vite?!

28 July 2023
Efektet sociale të emigracionit të të rinjve në Kosovë
Editorial & Opinion

Efektet sociale të emigracionit të të rinjve në Kosovë

13 June 2023
Berisha: Me rrejtë e mos me u skuq vetëm te Albin Zajednica kam parë!
Editorial & Opinion

Epoka e UÇK-së para gjyqit!

9 April 2023
Postimi tjetër
Djali i Thaçit thotë se janë takuar me të dhe presin të ribashkohen përsëri!

Djali i Thaçit thotë se janë takuar me të dhe presin të ribashkohen përsëri!

Lajmet e fundit

Çfarë duhet të dini rreth variantit të ri COVID që po përhapet në Evropë

Çfarë duhet të dini rreth variantit të ri COVID që po përhapet në Evropë

30 June 2025
“Duket sikur jemi në një periudhë post-apokaliptike”, situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat

“Duket sikur jemi në një periudhë post-apokaliptike”, situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat

30 June 2025
Në pronësi të ministrit të Emirateve të Bashkuara Arabe, mbërrin në Portin e Durrësit super-jahti luksoz!

Në pronësi të ministrit të Emirateve të Bashkuara Arabe, mbërrin në Portin e Durrësit super-jahti luksoz!

30 June 2025
Europa digjet nga i nxehti ekstrem! 46°C në Spanjë, ngrihet alarmi për shëndetin në shumë shtete

Europa digjet nga i nxehti ekstrem! 46°C në Spanjë, ngrihet alarmi për shëndetin në shumë shtete

30 June 2025
Sonte Inter – Fluminens, Rikthehet Turam, Asllani titullar

Sonte Inter – Fluminens, Rikthehet Turam, Asllani titullar

30 June 2025
‘Kemi gjetur një blerës për TikTok’! Trump: Në dy javët e ardhshme do zbuloj më shumë detaje

‘Kemi gjetur një blerës për TikTok’! Trump: Në dy javët e ardhshme do zbuloj më shumë detaje

30 June 2025
Beyer: Strukturat paralele serbe në veri të Kosovës duhet të shpërbëhen

Beyer: Strukturat paralele serbe në veri të Kosovës duhet të shpërbëhen

30 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu