• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Tuesday, 23 December, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Syla nga OBSH: Vaksinat në Kosovë janë të sigurta dhe efikase

J G nga J G
4 September 2021
në Kosovë
0 0
0
Syla nga OBSH: Vaksinat në Kosovë janë të sigurta dhe efikase
0
SHPERNDARJE
21
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Skënder Syla nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në Bullgari, thotë se vaksina AstraZeneca është e sigurt dhe ua rekomandon qytetarëve që ta marrin atë.

Kosova ka hequr nga përdorimi mbi 133.000 vaksina AstraZeneca, të cilave u doli afati. Mosmarrja e kësaj vaksine, siç thotë Syla në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, u ndikua nga shumë faktorë, por pretendimet kundër kësaj vaksine, sipas Sylës nuk u bazuan në fakte.

Në këtë intervistë, ai flet edhe për variantin Delta, që është varianti dominues në Kosovë. Ai thotë se për shkak të këtij varianti, gjendja epidemiologjike në Kosovë është mjaft kritike dhe është sfidë për sistemin shëndetësor.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Syla, në Kosovë çdo ditë pothuajse ka më shumë se 20 vdekje të qytetarëve të infektuar me koronavirus dhe siç thuhet të prekur me variantin Delta. Si e shihni ju këtë situatë?

Skënder Syla: Prania e variantit Delta dhe përhapja e shpejt e këtij varianti, paraqet një situatë mjaft delikate, madje edhe për vendet të cilat kanë një shkallë mjaft të lartë të vaksinimit. Ne kemi, bie fjala tash në Izrael, një rritje eksponenciale të rasteve, po edhe në vendet të tjera. Po ashtu edhe në Kosovë duhet të paraqesë një sfidë para se gjithash për sistemin shëndetësor.

Por, ajo çka është më e rënda, është fakti që merr jetë të njerëzve, ndonëse ne po përmendim vaksinimin si njërin prej elementeve kyçe në luftën ndaj kësaj pandemie, ne për asnjë moment sa të është i pranishëm koronavirusi dhe pandemia, nuk duhet t’i harrojmë edhe masat e tjetra të shëndetit publik, ato individuale si bartja e maskës, evitimin e hapësirave të ngarkuara publike, pastrimin e duarve dhe respektimin e të gjitha masave, të cilat janë të rekomanduara nga autoritetet.

Gjendja është mjaft kritike dhe duhet angazhim nga secili, së pari nga ne si qytetarë, por edhe të gjitha institucionet, në mënyrë që pasojat të lehtësohen sadopak sepse në këtë fazë ne kemi parë një rritje esponenciale të rasteve dhe kur kemi numër të madh të rasteve të të infektuarve, padyshim që një numër i tyre duhet të kenë nevojë edhe për trajtim spitalor, do t’iu vështirësohet gjendja dhe fatkeqësisht, një numër edhe pësojnë fatalisht.

Radio Evropa e Lirë: Cilat do të duhej të ishin vendimet e institucioneve për të ulur eventualisht rastet e të prekurve me këtë virus?

Skënder Syla: Ajo çka duhet të bëhet është monitorimi i të gjitha masave të ndërmarra dhe padyshim që rolin kyç prapë e ka individi. Polici mund të monitorojë në rrugë, por polici nuk mund të na monitorojë nëse shkojmë në familje e tubohemi.

Ato tubimet familjare mund të paraqesin një rrezik shumë të lartë dhe të shpërndahet edhe më tutje virusi. Andaj ne duhet të jemi strikt, që të evitojmë takime të parëndësishme në mënyrë që të ndërpresim zinxhirin e përhapjes së virusit.

Radio Evropa e Lirë: Ministria e Shëndetësisë largoi nga përdorimi mbi 130.000 doza të vaksinës AstraZeneca, për shkak të skadimit të afatit. Pse mendoni se ndodhi kjo?

Skënder Syla: Elementi kryesor në programin e vaksinimit, për të qenë efikas, është siguria, efikasiteti dhe cilësia e vaksinave. Është një fatkeqësi që ka ndodhur kjo që është dashur të eliminohen një numër i konsiderueshme i dozave, ku me to do të mund të vaksinoheshin më shumë se 60 mijë qytetarë, por kjo ndodh edhe në vende të tjera.

Edhe kjo ndodhi për arsye se në fillim u krijua një perceptim për vaksinën AstraZeneca që nuk është mjaft e sigurt, e që kjo nuk ishte e bazuar në fakte. Këtu fatkeqësisht ndikuan edhe disa në kuadrin e profesionistëve shëndetësorë të cilët nuk u vaksinuan, mirëpo kishte edhe shembuj pozitivë, bie fjala profesori Lul Raka u vaksinua me AstraZenecën, për t’i dhënë mesazh të qartë të gjithë profesionistëve shëndetësorë, por edhe opinionit publik, mirëpo ja që ndodhi kjo dhe këto vaksina nuk do të përdoren.

Fatmirësisht do të ketë doza të tjera të vaksinave dhe unë i rekomandoj qytetarët e Kosovës, pavarësisht se a është AstraZeneca apo vaksina të tjera të cilat janë tashmë të aprovuara nga OBSH-ja dhe Agjencia Evropiane për Barna, ato duhet të merren në momentin e parë kur t’iu jepet mundësia sepse ato janë të sigurta, efikase dhe të cilësisë së lartë.

Radio Evropa e Lirë: Në qytetet e Kosovës, pothuajse vetëm në një vend qytetarët kanë mundësi për t’u vaksinuar, derisa në shtete të tjera, vaksina ofrohen edhe në qendra tregtare. Ku mendoni që janë pengesat në këtë drejtim?

Skënder Syla: Ndonëse Kosova ka filluar e fundit me programin e vaksinimit ndaj COVID-19, në krahasim me shtetet e tjera të rajonit evropian dhe shtetet përreth, unë mendoj që është duke lëvizur me hapa mjaft të sigurt, është duke bërë një përparim mjaft të sigurt dhe është duke bërë një përparim në numrin e personave të cilët janë të vaksinuar. Nëse vazhdohet me këtë trend, besoj se caqet e programit të vaksinimit do të arrihen deri në fund të vitit.

Mirëpo, ajo që është e rëndësishme, persona të cilët vaksinohen duhet të jenë të kujdesshëm që të mos ekspozohen ndaj personave të tjerë sepse siguria e vaksinave është vetëm dy javë pas marrjes së dozës së dytë. Sepse mund të ndodhë që vaksina të shkojë huq nëse personi që sapo e ka marrë vaksinën, ekspozohet në baza ditore dhe ky është element shumë i rëndësishëm.

Sa i takon aspektit logjistik, ajo përcaktohet nga autoritetet vendore varësisht prej kapaciteteve sepse vaksinat duhet të kenë edhe një siguri, duhet të monitorohet personi i vaksinuar 15 minuta pas marrjes së vaksinës, pasi mund të ketë edhe efekte anësore. Ato janë shumë të rralla, mirëpo duhet t’i ofrohet ndihma në vendin ku jepet vaksina. Mirëpo, aspektet logjistike secili vend i përcakton në bazë të kapaciteteve dhe unë prapë po them që trendi aktual i vaksinimit është i mirë në Kosovë.

Radio Evropa e Lirë: Në Kosovë ka raste kur edhe gratë shtatzëna janë riinfektuar edhe atë me variantin Delta. Pse po ndodh?

Skënder Syla: Riinfeksioni mund të ndodhë, ka raste edhe në vende të tjera, edhe këtë duhet analizuar. Për këtë arsye, rekomandimi është që edhe gratë shtatzëna duhet të vaksinohen sa më parë sepse paraqesin një kategori të ndjeshme. Andaj mënyra më e mirë e parandalimit është vaksinimi.

Pse po ndodhin këto riinfektime? Ky është një virus i cili, mund edhe në të ardhmen të shfaqen variante të reja, andaj OBSH-ja është duke i hulumtuar të gjitha këto variante dhe në bazë të evidencës shkencore do të rekomandojë edhe veprimet që duhet të merren. Mirëpo, mesazhi kryesor është që gratë shtatzëna duhet të vaksinohen në mundësinë e parë që u jepet.

Tags: KoronavirusiOBSHSkender Syla
Postimi i mëparshëm

Krasniqi i bindur në fitoren e Totajt: Fitorja në Prizren do të jetë rikthim i fuqishëm i PDK-së

Postimi tjetër

Shqipëri, mbushet Infektiva me pacientë, hapet spitali Covid 3

Të ngjajshme Postime

Rama reagon pas vdekjes së Shemit: Ishte imazh i gjallë i kryeqytetit në vitet kur rok-u ishte zë rebelimi
Kosovë

Rama reagon pas vdekjes së Shemit: Ishte imazh i gjallë i kryeqytetit në vitet kur rok-u ishte zë rebelimi

22 December 2025
E rëndë: Darka e fundit që Naimi i organizoi Liridonës para vrasjes, momenti kur ia bën me shenjë Granitit
Kosovë

E rëndë: Darka e fundit që Naimi i organizoi Liridonës para vrasjes, momenti kur ia bën me shenjë Granitit

22 December 2025
Gjykata rrëzon aktakuzën ndaj Faton Klinakut për kanosjen e Kurtit, procedura vazhdon vetëm ndaj Nuredin Selmanit
Kosovë

Gjykata rrëzon aktakuzën ndaj Faton Klinakut për kanosjen e Kurtit, procedura vazhdon vetëm ndaj Nuredin Selmanit

19 December 2025
AUV-i heq ndalesën e importit nga Shqipëria për kafshët e gjalla dhe shpezët
Kosovë

AUV-i heq ndalesën e importit nga Shqipëria për kafshët e gjalla dhe shpezët

17 December 2025
Përurohen Akseleratori i ri dhe Bunkeri në Klinikën e Onkologjisë, investim prej 2.7 milionë euro
Kosovë

Përurohen Akseleratori i ri dhe Bunkeri në Klinikën e Onkologjisë, investim prej 2.7 milionë euro

17 December 2025
Plagoset një person në Prizren, dërgohet në emergjencë
Kosovë

Plagoset një person në Prizren, dërgohet në emergjencë

16 December 2025
Postimi tjetër
Shqipëri, mbushet Infektiva me pacientë, hapet spitali Covid 3

Shqipëri, mbushet Infektiva me pacientë, hapet spitali Covid 3

Lajmet e fundit

Shqipëri / Mbyllet me molotov protesta e PD, Berisha: Aksioni nuk mbaron këtu

Shqipëri / Mbyllet me molotov protesta e PD, Berisha: Aksioni nuk mbaron këtu

22 December 2025
Rama reagon pas vdekjes së Shemit: Ishte imazh i gjallë i kryeqytetit në vitet kur rok-u ishte zë rebelimi

Rama reagon pas vdekjes së Shemit: Ishte imazh i gjallë i kryeqytetit në vitet kur rok-u ishte zë rebelimi

22 December 2025
Policia konfirmon vdekjen e Shemit, këto janë detajet

Policia konfirmon vdekjen e Shemit, këto janë detajet

22 December 2025
Koci publikon uniformen e vjetëruar të një polici: Mbi katër vite shërbim, është pajisur me tesha vetëm një herë

Koci publikon uniformen e vjetëruar të një polici: Mbi katër vite shërbim, është pajisur me tesha vetëm një herë

22 December 2025
I zhdukur prej 13 vitesh, gjendet avioni Boeing 737 në parkingun e aeroportit në Indi

I zhdukur prej 13 vitesh, gjendet avioni Boeing 737 në parkingun e aeroportit në Indi

22 December 2025
Kadidati i PDK-së Paçarizi: “Gratë dhe vajzat nuk janë vetëm shtylla e familjes, por forca lëvizëse e shtetit!”

Kadidati i PDK-së Paçarizi: “Gratë dhe vajzat nuk janë vetëm shtylla e familjes, por forca lëvizëse e shtetit!”

22 December 2025
Gjithçka që dimë për planet e reja të Donald Trump për Hënën

Gjithçka që dimë për planet e reja të Donald Trump për Hënën

22 December 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu